Neandertali kërkon njeriun

Botimet Living prezantojnë librin më të ri “Neandertali kërkon njeriun” nga autorja e suksesshme amerikane Penny Reid.

Tri gjëra që duhet të dini për Xheni Morrisin:

  1. Ajo nuk mund të zhvillojë asnjë bisedë pa folur edhe për detajet më të parëndësishme, sidomos kur është në siklet.
  2. Askush nuk e vë atë më shumë në siklet, sesa Kuin Salivani.
  3. Ajo nuk di të thurë me shtiza.

Pasi ndahet nga i dashuri, humbet shtëpinë dhe punën në të njëjtën ditë, Xheni Morrisi pret e frikur se ç’fatkeqësi tjetër i ka rezervuar fati. Kuin Salivani, me nofkën “Zoti Bukurosh”, i dëshmon të gjitha këto ngjarje dhe shfaqet në jetën e saj si një e papritur tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Gjëja e fundit që mund të presë prej tij, është një ofertë, të cilën ajo nuk mund ta refuzojë…

Një romancë e bukur që përvijohet nga një humor i hollë dhe pasion i zjarrtë. “Neandertali kërkon njeriun” është romani i parë i serisë së librave “Grupi i punës me shtiza”.

Details

  • Type: Novel